UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Baby bird

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Ndalo. Mendoni. Është ndërhyrja gjëja më e mirë që duhet bërë në këtë situatë?  Ne mund te kemi qëllime të mira, por marrja e zogut me vete mund te jete një ide e keqe, në kundërshtim me natyren, dhe madje mund të përkeqesojë gjendjen e zogut.

 

Këshillat kryesore:

  • Nëse zogu është “i sapoçelur” gjëja më e mirë që mund të bëni është ta leni atë të qetë, edhe nëse të duket i ngathët dhe i lezetshëm, dhe nuk mundet të fluturojë siq duhet. Vetëm nëse është ndonjë rast i rrallë.
  •  Nëse zogu është i gjakosur ose i plagosur dukshëm nga një mace/makinë/dritare…telefononi qëndrën locale të rehabilitimit të kafshëve të egra ose veterinerin (jo organizatat e ruajtjes).
  •  Nëse është në rrezik të menjëhershëm… (psh në rrugë, mace gati për ta ngrënë) lëvize pak më tutje në një vend më të sigurtë (psh në shkurre) ku prindërit e zogut mund ta dëgjojnë ose shikojnë atë.
  • Ta rrisni zogun vetëm… është zgjidhja e fundit dhe kjo duhet të bëhet nga një ekspert dhe nuk mund të jetë shumë e suksesshme.
  •  Zogjtë e egër nuk janë shtëpiakë… Marrja e tyre është shpesh e paligjshme.
  • Vetëm 30% e zogjve këngëtarë mund të mbijetojnë në vitin e parë të jetës, por kjo është një strategji që të mbijetojnë më të fortit.

        

Hiqni dorë nga mitet!

  • Shpendët nuk i braktisin të vegjëlit e tyre për shkak të nuhatjes së tyre, nëse duhet të kujdesesh për zogjtë, është mirë!
  • Zogu është më mirë në natyrë se sa në kujdesin tuaj.

 

Për më shumë këshilla ose shpendë të plagosur…. Përdorni internetin për të gjetur qëndrat e rehabilitimit!

Si ju duket zogu?

Baby Bird

     

Një zog i sapoçelur nga veza ( 0-3 ditësh)

  •  Pa pendë (i zhveshur)
  •  Sytë të pa hapur
  •  Vështirë se mund të lëvizë

Është i sapo çelur nga veza dhe ka nevojë që të jetë brenda në fole.

 

 

baby bird

Zogu që nuk mund të fluturojë (3-13 ditësh)

  •  Sytë e hapur
  •  Pak pendë të vogla dhe të mbwshtjella si tub
  • Është i vogël dhe ka nevojë për fole

“Thjeshtë më kthe në folenë time”; lëreni natyrën të bëjë pjesën tjetër.

 

Baby Bird

 

Zogu që mund të fluturojë (13- 14 ditësh)

  • I dobët, mund të kërcejë, tundë krahët, mund të qëndrojnë në degë
  • Ka pupla (por mundë të jenë të shkurtëra)
  • Mund ta lërë folenë dhe të fluturojë, por ushqehet akoma nga prindërit.

 

“Nëse jam një zog i vogël që mund të fluturoj, më lini të qetë, unë kam nënën time që kujdeset për mua”.

Dejka (Apus apus)

  • Ky zog fluturon shpejtë dhe nuk e prekë token, asnjëherë në jetën e tij. Ata nuk janë shumë të mirë në ecje.
  •  Identifikoni saktë speciet
  •  Vlerësoni situatën: Dejkat kanë nevojë për platformë të lartë për tu ngritur.

 

Natyra është ndonjëherë e ashpër (por e mahnitshme!)

  •  Fatkeqësisht, me të gjithë përpjekjet tona ndonjëherë zogjtë nuk mbijetojnë ose braktisen për shkak të sëmundjeve ose mungesës së ushqimit. Kështu shpendët bëjnë shumë vezë dhe më të fortit mbijetojnë.
  •  Është e trishtueshme, por ndonjëherë zogu është një vakt i mirë për një kafshë tjetër grabitqare (si shpend të tjerë grabitqarë ose një dhjelpër, ose mace) dhe është e gjitha pjesë e zingjirit ushqimorë.
  • Mund të rrisni shanset për suksesin e ndërtimit të foleve, duke mbjellë bimë në oborrin tuaj miqësore për insektet dhe shpendët.

 


Tema të tjera

PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Mësoni më shumë

SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

Mësoni më shumë

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

KOPËSHT/BAKLLON MIQËSOR ME SHPENDËT

KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Mësoni më shumë

FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE PËR ZONËN TUAJ

FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE PËR ZONËN TUAJ

A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

PASTRIMI I ZONËS NË TË CILËN NDODHEN FOLETË E LEJLEKUT

Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë