QYQJA

Qyqja është nje shpend në përmasat e një pëllumbi, me pjesën e sipërme ka ngjyrë hiri dhe barkun ngjyrë të bardhë. Ato janë shumë të vështira për t’u dalluar.

Learn about the QYQJA

Basic information

Qyqja është nje shpend në përmasat e një pëllumbi, me pjesën e sipërme ka ngjyrë hiri dhe barkun ngjyrë të bardhë.  Ato janë shumë të vështira për t’u dalluar. Nëse arrini të dalloni një Qyqe, ju mund ta shihni atë në ngjyrë të zezë, duke fluturuar shumë shpejt përreth fushave, midis ligatinave. Por ka shumë të ngjarë që mund ta keni dëgjuar ndërsa është duke fluturuar. Një mashkull i Qyqes lajmëron për praninë e tij, në sajë të tingullit karakteristikë “kuku-ku, kuku-ku”. Ato janë të zakonshme pothuajse në gjithë llojet e terreneve, në ligatinat dhe në terrene të hapura si dhe në shpatet e maleve. Fakti më interesant rreth Qyqes është se ato nuk i ndërtojnë vetë foletë e tyre. Ato i vendosin vezët në foletë e llojeve të tjera.
 
Me çfarë ushqehen?
 
Me insekte – shumica flutura (larva) dhe brumbujt. Qyqja nuk dallohet në llojet e veçanta të preve, por klasifikohet tek insektet që janë të shumta në numër dhe prandaj kjo është mënyra më e lehtë për t’i gjetur ato.
 
Foletë e Qyqeve
 
Në vend që të ndërtojnë folenë e tyre përdorin foletë e shpendëve “mikpritës”, si: Dredhuesi gushëpërhime dhe Drenja e Luadhit. Kur një Qyqe femër gjen një fole të përshtatshme dhe shpendët e tjerë nuk po e shohin, ajo nxjerr një prej vezëve të saj dhe e lëshon në atë fole (e cila nuk është e saja). Ndonjëherë këto fole janë ndërtuar nga shpendë që janë më të vegjël se vetë Qyqja. Shpendët “prindër”(të cilët nuk e kuptojnë këtë gjë)  duhet të punojnë edhe më shumë për të ushqyer te vogëlin “gjigad” të Qyqes , duke e ngatërruar me të vegjëlit e tyre.
 
Dimërimi
 
Vendet e dimërimit të Qyqes dhe foletë e tyre në Europë gjenden në Afrikë, zakonisht në savane. Disa shpendë nga pjesa perëndimore e Azisë, gjithashtu, e kalojnë dimrin në Evropë, të tjerë në Azi deri në Guinenë e Re në Paqësor.
 
Popullata e Qyqes në Europë
 
Në Europë, popullata e Qyqes është shumë herë më e madhe dhe më e qëndrueshme, megjithëse popullata në Europën Perëndimore ka ardhur duke u zvogëluar, më shumë e vënë rë në Francë.

Migration information

Qyqet janë vizitorë të verës në Europë, ardhur nga Afrika tropikale. Ata arrijnë midis mesit të prillit dhe fillimit të majit, kur ju mund të dëgjoni tingullin e njohur të tyre “kuku-ku”, i dallueshëm në pjesën më të madhe të fshatit.  Qyqet e rritura janë një ndër vizitorët më të hershëm të verës, që largohen më shpejt. Ata nuk kanë nevojë për të ndihmuar në prapavijë më të vegjëlit, kështu që ata jane të lirë për të ikur. Shumica largohet nga Europa gjatë korrikut. Individët më të rinj largohen rreth një muaj më vonë, kur ata janë krejtësisht të aftë për të fluturuar.
Ne nuk dimë shumë rreth migrimit të Qyqes. Ata udhëtojne përmes Europës Qëndrore në jug të Italisë, ku  ushqehen para se të kalojnë në Afrikë. Në Afrikë kalojnë pa u vënë re.

QYQJA

Të dhënat

Gallery


dd

Species Fact Sheet

QYQJA

Scientific Name
Cuculus canorus
Length
33cm
Wing Span
58cm
Weight
Male 130g and female 110g
Distribution
BREEDS: Europe, Asia and north Africa, WINTERS: south to southern Africa and southern Asia
Conservation Status
Globally least concern
Habitat
Open woodland, taiga, steppe forest
European Spring Migration
Typically early April to mid May
African Spring Migration
Typically early June to mid July
Number Broods
1-25
Egg Size
22x17mm, weight 3,2g (of which 7% is shell)
Clutch Size
1-25 eggs
Incubation period
11-13 days by the host
Fledgling period
17-21 days, as altricial, naked
Maximum Age
6 years 11 months 2 days (from ringing data set in 1983)
Typical Life Span
6 years 11 months 2 days (from ringing data set in 1983)

Website-et e partnerëve të tjerë