DEJKA

Dejka është e gjitha në ngjyrë kafe në të zezë, por duket e zezë kur nuk është e ndriçuar nga drita. Ajo ka krahë të gjatë të harkuar dhe një bisht të shkurtër në formën e pirunit. Ju mund ta ngatërroni atë me një dallëndyshe, por Dejka nuk i përkul krahët gjatë fluturimit.

Learn about the DEJKA

Basic information

Dejka është e gjitha në ngjyrë kafe në të zezë, por duket e zezë kur nuk është e ndriçuar nga drita. Ajo ka krahë të gjatë të harkuar dhe një bisht të shkurtër në formën e pirunit. Ju mund ta ngatërroni atë me një dallëndyshe, por Dejka nuk i përkul krahët gjatë fluturimit. Eshtë gjithashtu e pamundur t’i shikosh në tokë dhe, foletë e tyre janë të fshehura larg në çati dhe mund të fluturojnë brenda dhe jashtë tyre shumë shpejt. Dejkat kanë jetëgjatësi të pazakontë -disa prej tyre mund të jetojnë deri në 21 vjet!
Ato nuk pushojnë kurrë si dallëndyshet. Ju mund t’i shihni ato teksa sillen çmendurisht përgjatë çative të shtëpisë me një shpejtësi të lartë, kryesisht në qyteza dhe qytete, veçanërisht afër muzgut. Dejka është një fluturues madhështor. Ato e shpenzojnë pothuajse të gjithë jetën duke fluturuar. Ato qëndrojnë në tokë vetëm gjatë periudhës së folezimit - madje flenë edhe në fluturim!
Ato janë më të lehta për t’u vëzhguar në vende të larta, tek të cilat i ndërtojnë foletë e tyre në vendet e plasarituara, vrimat e mureve dhe ndonjëherë në foletë e gatshme.  Kujtoni që Dejkat gjenden zakonisht në qytete, ndërsa është më e vështirë për t’i gjetur në fshat.
 
Si të bëjmë ndryshimin midis një Dejke dhe një Dallëndysheje?
 
Dejka është në mënyrë të dukshme më e madhe se sa Dallëndyshet, krahët e saj janë më të mëdha, më të ngushta dhe në formë të harkuar. Dallëndyshet, zakonisht nuk i mbështjellin krahët e tyre ndërsa fluturojnë. Bishti i një Dejke është më i gjerë dhe i shkurtër se sa i Dallëndysheve.
Ju duhet të mbani mend se përgjithësisht Dejkat mund t’i shihni në qytet ndërsa Dallëndyshet në fshat.
 
Me çfarë ushqehen?
 
Dejkat ushqehen vetëm me insekte fluturuese dhe merimanga të vogla që gjenden në ajër.
 
Foletë e Dejkave
 
Ato e ndërtojnë folenë në zgavrat e rrënojave dhe ndërtesave, në vrima të thella midis tullave, poshtë tjegullave dhe në vende të tjera të fshehta.
Foleja është në formën e nje kupe, e formuar nga gjethe, pendë, push, petale, myshk, farëra (psh copëza letrash), të ngjitura me argjile.
 
Dimërimi
 
Ato dimërojnë në Afrikë, në Jug të Saharasë dhe arrijnë Afrikën e Jugut.
 
Popullata e Dejkave në Europë
Popullata e tyre ne Europë është shumë e madhe dhe relativisht e qëndruesheme.

Migration information

Dejkat kanë nevojë për klimë të ngrohtë për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me insekte fluturuese, prandaj ata shpenzojnë vetëm rreth 3 muaj në pjesën veriore të Europës. Ato arrijnë nga Afrika Qëndrore në fillim të majit.
 
Dejkat e nisin udhëtimin e kthimit në mesin e korrikut, para se netët të bëhen shumë të ftohta. Ato nuk mund të mblidhen gjatë natës ashtu siç bëjnë Dallëndyshet, kështu që udhëtojnë shumë shpejt. Më të vegjëlit janë më të pavarur ndërkohë që ata i largohen folesë dhe fillojnë menjëherë migrimin.
 
Nga mesi i gushtit, shumica e Dejkave kanë arritur në Afrikën Qëndrore. Ato nuk e kalojnë dimrin në një vend, por udhëtojnë shumë për të siguruar ushqim dhe kushte të favorshme klimatike.
 

DEJKA

Të dhënat

Gallery


dd

Species Fact Sheet

DEJKA

Scientific Name
Apus apus
Length
11-12cm
Wing Span
25-33cm
Weight
14g
Distribution
BREEDS : Eurasia, north Africa and north America WINTERS: south to southern Africa, south Asia and south America
Conservation Status
Globally least concern
Habitat
Open country, usually near water
European Spring Migration
Typically March to late April
African Spring Migration
Typically June to mid October
Number Broods
1-2
Egg Size
18x13mm weight: 1,4g (of which 5% is shell)
Clutch Size
4-5 eggs
Incubation period
14-15 days by male and female
Fledgling period
19-21 days as altricial, downy
Maximum Age
7 years 9 months 1 day (from ringing data set in 1998)
Typical Life Span
2 years with typical breeding at 1 year

Website-et e partnerëve të tjerë