SI TË NDËRTONI NJË SHTËPIZË TË VOGËL PËR DEJKËN

Video e cila ju udhëzon se si të ndërtoni një fole për Dejkat.

Në ndërrimin e stinëve Pranverë-Verë, dashuria është në ajër. Për dejkat tona të dashura(Ampus ampus), ka ardhur koha që të zbresin në tokë, ndoshta për herë të parë në 10 muaj.

Pas migrimit të tyre nga Afrika këta shpendë të jashtëzakonshëm do të fillojnë të lëshojnë vezët dhe më pas të rrisin të vegjëlit e tyre. Në mënyrë që zogjtë e Dejkës të dalin nga veza dhe sa më të shëndetshëm, këta shpendë kanë nevojë për siguri se ku ti vendosin vezët e tyre të brishta për ti mbrojtur nga grabitqarët dhe kushtet jo të mira të motit.

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në natyrë si në bimë të larta apo vegjetacion të dendur, por ka Dejka të cilat pëlqejnë të folezojnë në struktura të ndërtuara nga njeriu. Historikisht Dejkat kanë përdorur për të ndërtuar folenë e tyre zgavrat dhe ventilatorët, por disponueshmëria e tyre ka rënë duke bërë që Dejkat të zgjedhin vende të tjera për folezim. Shtëpizat e vogla të vendosura lartë në mure për këta shpendë kanë ofruar një mjedis specialë për riprodhimin e tyre dhe gjithashtu ofrojnë një pamje të mrekullueshme të hyrjes dhe daljes së tyre nga foleja për të gjithë adhuruesit e tyre.

Në këtë video do ju tregojmë se si të ndërtoni një shtepizë të vogël për Dejkat dhe shpendët e tjerë, përfshirë dhe harabelat spanjollë(Passer hispaniolensis), të cilët do ti pëlqejnë shumë si mjedise për folezimin e tyre. Për parë përmasat e ndërtimit të shtëpizës së vogël për Dejkat klikoni linkun  https://bit.ly/2Mz1eks.


Remote video URL

Language

Albanian

Downloads:


Species

DEJKA

Age Group

10-14 14+ 3-6 7-10

Learning Setting

At Home Outdoors School

Website-et e partnerëve të tjerë